VIDEO/ Dy turistët vrapojnë për të shpëtuar nga elefanti i stërmadh, tentuan të bënin ‘selfie’ jashtë makinës në një zonë me kafshë të egra

Një fotografi e bukur mund të kërkojë përkushtim dhe kreativitet, por a do mund të arrinit të rrezikoni jetën për këtë qëllim?!

Diçka e tillë ka ndodhur në Karnataka të Indisë, ku dy turistë dolën nga makinat e tyre në një zonë të populluar nga kafshë të egra, për të shkrepur një foto të veçantë, por përfunduan duke tentuar t’i shpëtonin një elefanti të stërmadh.

Nga një video e publikuar nga ‘Daily Mail’ duket se si dy turistët vrapojnë të frikësuar për t’i shpëtuar kafshës gjigande, e cila po ashtu nuk resht duke i ndjekur nga pas.

Në një moment një nga 2 burrat rrëzohet duke rrezikuar të shkelet nga elefanti, por fatmirësisht ky i fundit trembet nga një kamion dhe largohet duke mos dëmtuar njeri.


Shtuar 3.02.2024 18:29