“Qesh me budallallëqe”, plas debati në BBV3! Ledjona përplaset me Julin: Mos të të nxjerr keq unë kam…

Banorër e BBV3 e kanë nisur ditën me debate që në mëngjes.

Ndër ta ka qenë Juli dhe Ledjona të cilët janë kapur me fjalë. Juli e akuzon Ledjonën se qesh vetëm me budallallëqe, ndërkohë që ajo i kthehet duke i thënë se “ka qeshur edhe kur ka thënë budallallëqe Juli që të mos e nxjerrë keq”.

Ledjona: Po pse të lutem, kur e thua një fjalë mbaje!

Juli: Po po do merrem me ty unë.

Ledjona: E di çfarë do të thotë ti thuash tjetrit vetëm me budallallëqe qesh? Po ti bën 100 budallallëqe me të tjerët edhe unë kam qeshur mos të nxjerr keq.

Një tjetër përplasje ka ndodhur mes Eglës, Ledjonës dhe Gabrieles. Këta dy të fundit kanë tentuar të zgjojnë nga gjumi Eglën dhe ajo i është kthyer me tone të larta.

 “Të gjithë me kacabunj që në mëngjes”, u shpreh me nerva Ledjona.


Shtuar 2.02.2024 13:17