Policia e Tiranës, ka arrestuar një 30-vjeçar i cili shiste në rrugë me çmime fiktive, ora dhe sende të tjera të markave të shtrenjta.
Prangosja e Xhuliano Lytos banues po në kryeqytet, u krye në rrugën “Reshit Çollaku” afër bulevardit “Gjergj Fishta”
Gjatë kontrollit, iu gjetën dhe i sekuestruan në cilësinë e provXës materiale, 30-vjeçarit, 25 ora dhe 2 stilolapsa të markave të ndryshme, të shtrenjta.
“Sendet, të dyshuara të kontrabanduara, shiteshin nga ky shtetas, me çmime fiktive dhe pa fatura.
Operacioni i Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare u kodua “Okazion”.