Të shpallur në kërkim për trafik narkotikësh dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, ekstradohen dy shqiptarët

Dy shqiptarë janë ekstraduar nga Gjermania dhe Greqia, pasi dyshohet si bashkëpunëtorë në trafikimin e sasive të mëdhaja të lëndëve narkotike.

Mësohet se njëri prej tyre gjatë periudhës janar 2018-dhjetor 2022, ka qenë pjesë e një grupi kriminal që trafikonte sasi të mëdhaja droge, në Danimarkë, Suedi, Norvegji, Holandë dhe Gjermani.

Ndërsa tjetri më datë 30.03.2018, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka tentuar të trafikojë lëndë narkotike cannabis sativa, drejt Greqisë.

Njoftimi i Policisë:

Të akuzuar si bashkëpunëtorë në trafikimin e sasive të mëdhaja të lëndëve narkotike, ekstradohen nga Gjermania dhe Greqia, në Shqipëri, 2 shtetas shqiptarë.

Si rezultat i bashkëpunimit të vazhdueshëm mes Interpol Tiranës dhe homologëve, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimin e tyre në vendet ku ata duhet të vihen përpara përgjegjësisë penale, janë ekstraduar në Shqipëri, 2 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim të lëndëve narkotike, konkretisht:

Si rezultat i bashkëpunimit me Interpol Wiesbaden, u ekstradua shtetasi 31 vjeç, banues në Shkodër. Ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me vendimin e datës 28.06.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Shtetasi akuzohet se gjatë periudhës janar 2018-dhjetor 2022, ka qenë pjesë e një grupi kriminal që trafikonte sasi të mëdhaja droge, në Danimarkë, Suedi, Norvegji, Holandë dhe Gjermani.

-si rezultat i bashkëpunimit me Interpol Athinën, u ekstradua shtetasi alias 43 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Shkallës se Parë për Krimet e Rënda Tiranë, me vendimin e datës 24.07.2019, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Shtetasi akuzohet se më datë 30.03.2018, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka tentuar të trafikojë lëndë narkotike cannabis sativa, drejt Greqisë”.


Shtuar 27.01.2024 12:06