Shtetet e Bashkuara thirrje Hungarisë të përshpejtojë procedurat për anëtarësimin e Suedisë në NATO

Shtetet e Bashkuara inkurajojnë Hungarinë që të përshpejtojë procedurat për anëtarësimit tët Suedisë në NATO, tha të premten zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë John Kirby. Hungaria është vendi i fundit i NATO-s që ende nuk i ka dhënë dritën jeshile ligjore anëtarësimit suedez pasi parlamenti turk ratifikoi kërkesën e Stokholmit të martën dhe Presidenti Tajip Erdogan nënshkroi miratimin të enjten.

“Unë do të doja të gjeja vetëm një moment për të mirëpritur miratimin e Turqisë për aplikimin e Suedisë për t’u bashkuar me NATO-n këtë javë. Siç e dini shumë prej jush, parlamenti turk votoi për miratimin e neneve dhe ratifikimin të martën.

Presidenti Erdogan nënshkroi ato dokumente dje dhe ne presim që instrumentet e ratifikimit të mbërrijnë në Uashington, DC, shumë, shumë shpejt për t’u depozituar në Departamentin e Shtetit, sipas procesit.


Shtuar 26.01.2024 23:40

Tags: , ,