Emri/ Montonte mina me telekomandë për grupet kriminale, arrestohet 45-vjecari në Lezhë

Këtë të premte, policia e Lezhës, ka vënë në pranga një 45-vjeçar, pasi akuzohet se montonte mina me telekomandë (me lëndë plasëse C4), për t’ua shitur grupeve kriminale.

Arrestimi i Ilir Gjonit, është kryer në kuadër të opeacionit të koduar “Neë Start”.

Sakaq, në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan 3 minat (të montuara me celularë) dhe sasia e cannabisit.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit

Njoftimi:

“Në qytetin e Lezhës, shërbimet e Policisë kanë loklaizuar shtetasin e dyshuar I. Gj., i cili mund të transportonte minat me telekomandë dhe kanë ndërhyrë menjëherë për ta ndaluar. Gjatë kontrollit, këtij shtetasi iu gjetën të fshehura në trup, 3 mina me telekomandë, me lëndë plasëse C4, për shpërthim në distancë, dhe një sasi të vogël lënde narkotike cannabis sativa. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se ky shtetas i montonte vetë minat, me qëllim shitjen grupeve kriminale, për kryerjen e krimeve kundër personit.

Në përfundim të veprimeve procedurale u arrestua në flagrancë shtetasi I. Gj., 45-vjeç, banues në Lezhë, si dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 3 minat (të montuara me celularë) dhe sasia e cannabisit.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale”, njofton policia.


Shtuar 26.01.2024 10:02