Serxho Ujka mund të largohet nga Laçi gjatë kësaj merkatoje. Për kapitenin e kurbinasve ka ofertë nga skuadra jashtë Shqipërie.
Sipas shtypit të shkruar bëhet me dije se është një skuadër ukrainase që ka interes për shërbimet e mesfushorit. Emri i ekipit ende nuk bëhet i ditur, por oferta është mjaft joshëse për 25-vjeçarin.
25-vjeçari mund të mbyllë kështu aventurën e tij te Laçi pas 3 sezonesh, ndërsa lezhjani ka mbajtur veshur fanelën e bardhezinjve në 19 ndeshje në këtë sezon. Kapiteni ka shënuar 3 gola dhe ka dhënë gjithashtu edhe 8 asiste. /newsport.al/