Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë James O`Brien, ka sjellë në Ballkan mesazhet e SHBA-së për Kosovën dhe Serbinë në procesin e dialogut.
Ai, në takimin e liderëve nga rajoni kushtuar Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, në Shkup, të miratuar nga Komisioni Evropian, ka deklaruar se e mbështesin perspektivën e dialogut mes dy vendeve dhe presin punë në procesin e dialogut.
“Besojmë se dy vendet duhet të punojnë në procesin e dialogut për të implementuar planin e zbatimit”, u shpreh ai, raporton rtklive.com.
Kjo deklaratë e zyrtarit të lartë amerikan të shtetit u bë në një konferencë për media në Shkup të Maqedonisë së Veriut, ku u mbajt edhe takimi i liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor e ku u diskutua për planin e rritjes për Ballkanin Perëndimor nga Komisioni Evropian.