Dalja e lumit Ishëm nga shtrati, qindra hektarë tokë bujqësore nën ujë në Krujë

Pavarësisht se reshjet e shiut kanë pushuar që nga mbrëmja e djeshme dhe niveli i lumit Ishëm ka rënë ndjeshëm, në fshatin Murqinë të Krujës, qindra hektarë tokë bujqësore vijojnë të jenë nën ujë që dje.

Shkak është mosfunksionimi i kanaleve kulluese, të cilët nuk përcjellin ujin për në lumë.

Lagja fundore e këtij fshati, vijon të jetë e izoluar pasi prezenca e ujit në rrugë është mbi 30 cm.

Ndërkohë, në zonat malore reshjet e dëborës kanë pushuar gjatë natës, por niveli i dëborës ka vajtur mbi 30 cm.

Problem sot janë ngricat e krijuara nga rënia e ndjeshme e temperaturave.

Kalimi ne aksin nacional Krujë- Qafështame, por edhe ne rrugët e fshatrave behet vetëm me zinxhirë.

Vlen për t’u theksuar se; i gjithë rrethi është furnizuar me energji elektrike pa ndërprerje.


Shtuar 21.01.2024 09:40