Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancën e radhës, e cila do të jetë vazhdimësi e asaj që u mbajt dje.
Seanca do të fillojë në orën 10:00, ku do të ketë dy pika të rendit të ditës.
Propozim-vendimet për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare.
Dhe Interpelancë me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati për çështjen: “Falja e gjobave bizneseve të prekura nga situata me COVID-19”.
Kujtojmë se për faljen e gjobave gjatë pandemisë, ditë më parë edhe Partia Socialdemokrate ka organizuar një peticion qytetar. /albeu.com/