Zidane flet për problemet e Barcelonës dhe transferimin e Mbappe

Zinedine Zidane ka folur për problemet që po kalon Barcelona dhe mundësinë e transferimit të Kylian Mbappe në “Santiaago Bernabeu”.

Sipas teknikut ky problem do të kalohet nga katalanasit për rrjedhojë kjo nuk do të ndikojë në rezultatet tyre.

“Nuk më pëlen t’i komentoj të tjerët, por ekipet e mëdha nuk ndryshojnë, ato mbeten gjithmonë të mira”, deklaroi francezi.

I pyetur për Mbappe tekniku u përgjigj: “Nuk më pëlqen t’i komentoj të tjerët, as çfarë bëjnë ata. Kam mjaft punë të merrem me vetën”, u përgjigj Zidane.

Real Madridi është i interesuar për Kylian Mbappen por të gjitha ofertat e dërguara në drejtim të Parisit për lojtarin janë refuzuar.


Shtuar 5.02.2020 19:03