Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka marrë dozën e dytë të vaksinës antiCOVID të AstraZenecas.
Kryeministri britanik e mori dozën e dytë në Institutin Francis Crick në Londër sonte, ndërsa dozën e parë e kishte marrë në mars.
Një foto e tij duke e marrë dozën e dytë të vaksinës është publikuar në Twitter.
“Doza e dytë është kryer. Kur të kini radhën, merreni vaksinën”, ka shkruar Johnson.
Dozën e parë të vaksinës e mori në Spitalin “St Thomas”, ku ishte trajtuar në kujdes intensiv vitin e kaluar pasi ishte infektuar me koronavirus.