Tjetër largim nga Kastrioti, mbyll bashkëpunimin me ish-sulmuesin e Partizanit

Te Kastrioti vazhdojnë largimet. Një tjetër lojtar ka mbyllur bashkëpunimin me krutanët në këtë merkato.

Bëhet fjalë për Klahos Zani. Ky i fundit ka luajtur në 17 ndeshje mes kampionatit dhe Kupës. Për sulmuesin sipas “Futbollit në Shqipëri” bëhet me dije se ka interesime nga ekipe të tjera.

Të lidhura

None found

Kujtojmë se 24-vjeçari në të kaluarën ka mbajtur veshur edhe fanelat e ekipeve si, Gramshi, Lushnja, Partizani B dhe Turbinës. /newsport.al/


Shtuar 16.01.2024 16:54