“Lufta” ndaj racizmit, Kombëtarja e njohur fiton çmimin “FIFA Fair Play”

Brazili fiton çmimin “FIFA Fair Play”. Në bazë të votave të dhëna nga ekspertë, kombëtarja e Selecciaos ka marrë këtë vlerësim. Për luftën e tyre kundër racizmit, u pa e arsyseshme që brazilianëve t’u jepet ky çmim.

Ndër të nominuarit më të mirë të FIFA-s për këtë çmim ishte edhe skuadra e Uruguait U-16, e cila pranoi të pësonte një gol, pasi shënoi në portën rivale kur disa lojtarë ishin të shtrirë në tokë. Të pranishëm në ceremoni ishin yjet e mëdha si Ronaldo Fenomeni, Cafù, Julio Cesar, Roberto Carlos dhe Roque Junior. /balkanweb/

View this post on Instagram

A post shared by FIFA World Cup (@fifaworldcup)


Shtuar 15.01.2024 23:13