Kë do të shohësh në “Big Brother”, Berishën apo Bashën? Si përgjigjet deputetja Ori Nebiaj

Deputetja e Partisë demokratike, Ori Nebiaj, i është bashkuar “Big Brother Vip” si opinioniste, krah Arbër Hajdarit.

Ori Nebiaj, ka treguar se si e pritën kolegët e partisë faktin që ajo iu bashkua këtij spektakli.

Madje, e pyetur se kë do donte të shihte brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, Lulzim Bashën apo Sali Berishën, deputetja Nebiaj thotë “pse jo të dy”.

Ori Nebiaj: “Sapo Lori Hoxha ma propozoi, me të thënë të drejtën mu bë shumë qejfi sepse për mua Top Channel është një shtëpi në të cilën u rrita profesionalisht”.

Kështu që e mendova vetëm pak nga ana juridike dhe ligjore se sa mund të kishte ndonjë konflikt interesi, dhe pasi u sigurova që nuk ka asnjë problematikë të tillë, atëherë pse jo. Mund të shpreh opinionet e mija dy herë në javë. Nuk më pengon me detyrën që kam zgjedhur të jem në parlament”.

Sa gati është Ori Nebiaj ta thotë mendimin e saj troç?

Ori Nebiaj: “Unë gjithmonë kam qenë kështu. Absolutisht do të kujdesem që të jem e drejtpërdrejt dhe pa emocione tifozërie përsakohë je ulur aty dhe ke marrë përsipër përgjegjësinë e të qenurit opinionist. Më duket një gjë me përgjegjësi shumë të madhe kështu që jam shumë gati ta bëjë”.

Këshilla që Arbri të ka dhënë duke qenë se është më i vjetri në këtë studio si opinionist?

Ori Nebiaj: “E drejta është se më ka dhënë shumë këshilla. Ishte shumë i kujdesshëm dhe miqësor dhe gjëja e parë që më tha është mos ki hall nga komentet sepse Bigu gjithmonë merr shumë vëmendje. Do ketë komente në rrjet, mos e vri mendjen sepse do të dalim shumë mirë”.

Po kolegët e partisë ç’të thanë?

Ori Nebiaj: “Po e them tani për herë të parë që i gjithë klubi i deputetëve të rinj që drejtohet nga Andia Ulliri dhe të gjithë deputetët që janë pjesë e këtij klubi më kanë shkruar të gjithë. Kanë uruar, gjithashtu më ka shkruar stafi i Kuvendit. Janë të gjithë optimist”.

A mendon se do të ishte perfekt për edicionin e tretë të BBV ndonjë nga kolegët e tu të partisë? Mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës kë do të shihje ti në Big Brother?

Ori Nebiaj: “Nuk e di, mendoj se njëri…”.

Kë do të doje të shihje ti?

Ori Nebiaj: “Pse jo të dy”?


Shtuar 15.01.2024 10:26