Ardian Ismajli dhe Van Dijk, dy rekordmenët më të mëdhenj në top pesë ligat evropiane

Mbrojtësi shqiptar i Empolit, Ardian Ismajli ka vendosur një rekord të madh në sezonin vjeshtor në top pesë ligat evropiane të futbollit.

Faqja e specializuara të statistikave Opta në bashkëpunim me SofaScore kanë publikuar një artikull mbi pesë lojtarët që janë dribluar më pak gjatë këtij sezoni deri tani.

Në atë listë, mbrojtësi shqiptar i Empolit, Ardian Ismajli, ka befasuar të gjithë duke qenë në krye të listës, pasi nuk është dribluar asnjëherë deri tani në sezonin 2023/24.

Prishtinasi 27-vjeçar ndan pozitën e parë së bashku me kapitenin e Liverpoolit, Virgil Van Dijk, duke qenë dy lojtarët e vetëm që nuk janë dribluar asnjëherë deri tani.

Pas tyre, në pozitën e katërt vjen mbrojtësi rumun, Radu Dragusin, i cili është dribluar vetëm një herë gjatë sezonit 2023/24 sa ishte me fanellën e Genoas.

Në pozitën e katërt renditet, William Saliba i Arsenalit gjithashtu me vetëm një driblim ndaj tij, ndërsa pesëshja kompletohet me Ezri Kosa të Aston Villas, i cili është dribluar dy herë. /Telegrafi/


Shtuar 12.01.2024 15:43