Në Shqipëri, 9000 njerëz vdesin çdo vit për shkak të sëmundjeve të zemrës. Ataku në zemër është një nga sëmundjet më të përhapura të zemrës në vendin tonë.
Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaktare të shumë vdekjeve në botë. Ato përfshijnë edhe defektet e zemrës, aritminë dhe sëmundjen e arterieve koronare.
Shëndeti i zemrës përmirësohet nëse ushqeheni mirë, konsumoni suplementë si Omega 3 ose hekuri si dhe kryeni aktiviete fizike. Megjithatë, ju duhet t’i vini veshin trupit tuaj që është në gjendje të japë paralajmërimet e një ataku në zemër. Një atak në zemër ndodh kur gjaku i pasur me oksigjen që rrjedh në vena krejt papritur has një pengesë dhe nuk mund të arrijë në muskulin e zemrës. Si pasojë, kjo pjesë nis e vdes për shkak të mungesës së oksigjenit.
Shenjat e atakut në zemër
Lodhja e tepërt është një prej shenjave të para të një ataku në zemër. Është mëse normale të ndiheni të lodhur pas një dite stresuese, por nëse lodhja është kronike atëherë duhet të shqetësoheni dhe të kryeni analizat.
Nuk është natyrale të ndiheni të lodhur pasi keni fjetur mirë, ngrënë mirë dhe nuk keni bërë asgjë gjithë ditën. Çrregullimet e gjumit janë një tjetër tregues paralajmërues i atakut në zemër.
Në këtë mënyrë, subkoshienca po ju tregon se ka diçka që nuk shkon. Çrregullimet e gjumit mund të jenë pasojat e nevojës për të urinuar më shpesh, etjes së madhe dhe nevojës për ujë. Konsultohuni me një mjek dhe sigurohuni që gjithçka është në rregull.
Një tjetër shenjë paralajmëruese është mungesa e frymëmarrjes. Nëse zemra nuk furnizohet mjaftueshëm me oksigjen, atëherë do ju duket sikur ju mungon ajri.
Tretja e keqe është një tjetër shenjë paralajmëruese e atakut në zemër. Nëse stomaku është gjithnjë i trazuar, atëherë diçka nuk shkon. Kini parasysh që tretja problematike mund të shkaktohet edhe nga ushqimet pikante.
Nëse ndjeni dobësi në pjesën e krahëve, dhe ankth në rritje, atëherë edhe kjo mund të jetë tregues i një ataku në zemër për shkak të mungesës së oksigjenit. Kur kjo ndodh zemra i dërgon një sinjal shpinës.
Të gjithë nervat shpërndahen në krahë dhe shkaktojnë ndjesinë e dhimbjes. Nëse ndjeni mpirje tek duart, atëherë një atak në zemër mund të ndodhë nga momenti në moment. Nëse kuptoni që keni këto simptoma, vizitohuni tek një mjek menjëherë.