Më shumë se 1,400 profesionistë finlandezë të industrisë muzikore kanë nënshkruar një peticion ku kërkojnë përjashtimin e Izraelit nga festivali i Eurovizionit, duke e akuzuar atë për “krime lufte” të dyshuara në Gaza.
Nëse Izraeli nuk përjashtohet nga konkursi, ata duan që transmetuesi publik Yle të tërheqë pjesëmarrjen e Finlandës nga konkursi. Yle thotë se po monitoron pozicionin e Unionit Evropian të Transmetuesve (EBU), organizatori i festivalit. Muajin e kaluar, muzikantë islandezë i bënë kërkesa të ngjashme transmetuesit Rúv. Lukas Korpelainen, një nga autorët e peticionit, i tha gazetës Hufvudstadsbladet se nuk ishte e pranueshme që Izraeli “të merrte pjesë në Eurovision Song Contest për të lustruar imazhin e tij”.