Vllaznia do të hyjë në merkato vetëm për blerje cilësore. Shkodranët kanë marrë mësim nga merkato e verës ku shumë lojtarë erdhën në skuadër dhe shumë prej tyre u larguan pa luajtur gjysmën e sezonit.
Ndaj, klubi ka vendosur të sjellë në skuadër vetëm emra që do të rrisin ndjeshëm nivelin e cilësisë. I tillë është edhe Vitor Feijao. Braziliani është emri i përzgjedhur nga drejtori Tefik Osmani për të përforcuar sulmin dhe ka dërguar një ofertë drejt sulmuesit, raporton shtypi i shkruar.
Sulmuesi 27-vjeçar shkëlqeu me Kukësin në Superiore duke shënuar 6 gola e 4 asiste në sezonin 2021-2022, ndërsa sezonet e fundit i ka kaluar me Shakhtyor Soligorsk me Ardit Krymin në Bjellorusi dhe Londrina e Caxias në Brazil.
Feijao pritet të sjellë fantazi dhe produktivitet te Vllaznia që kërkon të blindojë një pozicion i cili ishte lënë bosh që nga largimi i Victor Da Silvas.