Ngjarja e rëndë ku vëllai ekzekutoi vëllanë në Fresk, flet pronarja e banesës: I dëgjova të bërtisnin

Mëngjesin e sotëm, zona e Freskut në Tiranë, u trondit nga një ngjarje e rëndë me dy viktima, ku vëllai ekzekutoi vëllanë e më pas edhe veten.

Raportohet se shtetasi, Vehap Faik Cami, 63-vjeç, ka qëlluar me armë zjarri, tip pistoletë vëllanë e tij, Lulzim Faik Cami, 68-vjeç dhe me pas veten.

Ndërkohë, mbi ngjarjen ka folur edhe pronarja e shtëpisë ku jetonte me qera, viktima, 68-vjeçari Lulëzim Cami.

“I dëgjova të bërtisnin gratë kur i gjetën. Ata ishin me qera. Vëllanë që erdhi nuk e njihja, ka ardhur në mëngjes këtu. Vëllai që jetonte këtu ishte i rregullt me qeranë”, ka deklaruar ajo.


Shtuar 4.01.2024 09:25