Kylian Mbappe gati të bashkohet me gjigandin e Premier Ligës

Kapiteni i Parisit ka bërë me dije se verën e ardhshme do të largohet me çdo kusht nga PSG-ja si lojtar i lirë, edhe pse parizienët do të përpiqen që mos t’a lejojnë këtë gjë.

Së fundmi, mediat britanike bëjnë me dije se dëshira e Mbappes për t’u transferuar te Reali është venitur dhe është i gatshëm që të luajë në Premier Ligë.

Bëhet fjalë për Liverpoolin, me Jurgen Klop që është i gatshëm të bëjë çmos për ta transferuar në “Anfield” yllin e Francës. /AlbEu.com/


Shtuar 1.01.2024 20:11