Duke filluar nga dita e sotme, automjetet me targa kosovare, mund të qarkullojnë pa ndalim në tërritorin e Serbisë.
Ky vendim është marrë nga qeveria serbe dhe hyn në fuqi zyrtarisht ditën e sotme, 1 Janar të 2024.
Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, ka theksuar se lejimi i të gjitha automjeteve me targa RKS, bëhet për arsye praktike, me qëllim që të mundësohet liria e lëvizjes.
“Ky vendim në fakt ishte detyrim i yni nga marrëveshja e vitit 2011 për lirinë e lëvizjes e nënshkruar nga Borko Stefanoviq, e cila u referohet targave RKS dhe letërnjoftimeve të Kosovës, lejimin e patentëshoferëve të Kosovës”, ka thënë Petkoviç.
Bashkimi Evropian, ka përshëndetur vendimin e Serbisë për njohjen zyrtare të targave të automjeteve të Republikws sw Kososvws (RKS).
Sipas zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, bëhet fjalë për një hap pozitiv në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit, si dhe në detyrimet e mëhershme të dialogut lidhur me lirinë e lëvizjes.
“Kjo tregon se është e mundur të arrihet progres në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ky vendim gjithashtu përben një hap në drejtimin e duhur drejt një integrimi më të mirë rajonal dhe evropian të Ballkanit Perëndimor, nga i cili në fund përfitojnë qytetarët e rajonit”, ka nënvizuar Stano.