Aksident tragjik në Tiranë! Autobusi merr përpara këmbësoren, 50-vjeçarja në gjendje kritike

Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident i rëndë në Tiranë.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën e Durrësit,  një autobus ka përplasur një këmbësore e cila po kalonte në vijat e bardha.

Mësohet se kalimtarja është rreth 50 vjeç, ndërkohë që gjendet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në polici për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. /albeu.com/

 

 


Shtuar 3.06.2021 09:07