TuttoSport tregon të ardhmen e Pirlos, ja kë pritet të marrë trajneri

Pavarësisht fitimit të dy trofeve dhe kualifikimit për në Champions, Andrea Pirlo nuk arriti të shpëtojë pankinën e tij dhe si rrjedhojë është rivënë në kërkim të një pankine për sezonin e ardhshëm.

Sipas Tuttosport, ai nuk do të qëndrojë i ndalur për një sezon dhe momentalisht po studion ofertat. Për të është përfolur shumë për një kalim tek Sassuolo por nuk duket një nga hipotezat më të nxehta.

Së fundmi për të po interesohen Sampdoria e Udinese. Ndërkohë që duket se nuk mungojnë as ofertat nga jashtë Italisë.

Juve nga ana e saj nuk i ka mbyllur dyert një rikthimi të tij, por në këtë rast do të na duhet të presim disa sezone për të rigjetur një Pirlo me më shumë eksperiencë si trajner.


Shtuar 3.06.2021 08:58