VIDEO/ I veshur sportiv, momenti kur Ruben Saraiva zbret në tokën shqiptare

Ky është momenti kur autori i dyshuar i vrasjes së Ardian Nikulajt mbërrin në Shqipëri.

Ruben Saraiva u ekstradua nga Maroku. Lidhur me ekstradimin e tij ka reaguar edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla i cili paralajmëron dhënien fund të pandëshkueshmërisë në sajë edhe të marrëveshjeve të ekstradimit që Shqipëria ka me vende të tjera.

Taulant Balla: Falë mbështetjes së fortë të Interpol me të cilët po punojmë çdo ditë për gjetjen e personave në kërkim si dhe bashkëpunimit me agjencitë ligjzbatuese të Marokut, sapo u përmbyll në Aeroportin “Nënë Tereza” ekstradimi i shtetasit Ruben Ribeiro Saraiva, person i kërkuar nga drejtësia shqiptare si i dyshuar për një krim të rëndë. Realizimi i këtij ekstradimi, edhe pse me Mbretërinë e Marokut nuk e kemi një marrëveshje ekstradimi, na ka krijuar tashmë eksperiencën por edhe besimin të vijojmë përpjekjet tona për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë ndaj personave që fshihen në vende të tjera. Përgëzime Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Interpol Tirana dhe djemve të palodhur të RENEA për realizimin e 78 ekstradimeve drejt Shqipërisë gjatë këtij viti që përmbyllim sot. Pres më shumë në Vitin e Ri 2024!/albeu.com 


Shtuar 31.12.2023 12:25