Shkodër/ Gjenden mbi 32 kg kanabis të tharë dhe të ndarë nëpër thasë, i përket grupit kriminal prej 11 personash

Dy thasë të mbushur me kanabis janë gjetur në një zonë të thellë dhe të pyllëzuar të fshatit Plan të Shkodrës. Thasët ishin të mbushur me rreth 32.7 kg lëndë narkotike cannabis sativa, e tharë dhe e bërë gati për t’u transportuar me qëllim shitjen.

Nga veprimet hetimore dyshohet se kjo lëndë narkotike i përkiste një grupi kriminal prej 11 pjesëtarësh të identifikuar deri më tani, të implikuar në veprimtaritë e kultivimit, prodhimit dhe shitjes së cannabisit.

Policia deri më tani ka vënë në pranga vetëm 5 prej tyre, ndërsa vijon puna për kapjen e personave të tjerë të përfshirë.

“Shërbimet gjetën në një zonë të thellë dhe të pyllëzuar të fshatit Plan, 2 thasë me rreth 32.7 kg lëndë narkotike cannabis sativa, e tharë dhe e bërë gati për t’u transportuar me qëllim shitjen. Nga veprimet hetimore dyshohet se kjo lëndë narkotike i përkiste një grupi kriminal prej 11 pjesëtarësh të identifikuar deri më tani”, njofton policia.

Gjatë këtij viti, Policia e Shkodrës ka vënë në pranga 5 pjesëtarë të grupit, si dhe ka gjetur në fshatrat Kir dhe Plan, dhe asgjësuar në total 10 274 bimë narkotike, në pronësi të këtij grupi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 31.12.2023 08:59

Tags: ,