Florian Marku jep njoftimin e rëndësishëm, ndeshjen e radhës do luftojë për titull

Boksieri shqiptar Florian Marku ka konfirmuar se ndeshja e radhës do jetë për titull.

 

Marku përmes një postimi në rrjetin e tij social, në Facebook ka bërë të ditur se do luftojë në 12 raunde.

Sidoqoftë, por Marku nuk e ka zbuluar emrin e kundërshtarit, i cili do mësohet ditët në vijim.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

“Pershendetje te gjitheve. Kemi lajme te mira Pregatitja ka filluar, ndeshja e rradhes do jete per Titull, 12 raunde me publik. Per kundeshtarin dhe daten do ju lajmeroj ditet ne vazhdim LETS GOOOO”, shkruhet në postim.


Shtuar 2.06.2021 20:54