Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca me një postim në rrjetet sociale ka dhënë lajmin e mirë për arritjen e marrëveshjes politike për 14 miliard euro si Instrument për Ndihmën e Para-Anëtarësimit, për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Sipas Sorecës, Instrumenti për Ndihmën e Para-Anëtarësimit, do të sigurojë fonde për Planin Ekonomik dhe Investimeve për Ballkanin Perëndimor, mjet kyç për të mbështetur rimëkëmbjen ekonomike të rajonit pas COVID-19.
“Arrihet marrëveshja politike për 14 miliardë euro si Instrument për Ndihmën e Para-Anëtarësimit. IPAIII do të mbështesë politikën e zgjerimit & do të sigurojë fonde për Planin Ekonomik dhe Investimeve për Ballkanin Perëndimor, mjet kyç për të mbështetur rimëkëmbjen ekonomike të rajonit pas COVID19.”- shkruan Soreca.