Vlorë/ Tentoi të kontrabandonte lëndë piroteknike, procedohet penalisht 39-vjeçari

Policia e Vlorës, ka ndaluar një 39-vjeçar ku është proceduar penalisht, pasi tentoi të kontrabandonte lëndë piroteknike në Shqipëri.

Ai u ndalua në portin e Vlorës pas një kontrolli në automjetin tip “Benz”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e këtij shtetasi, policia gjeti dhe sekuestroi disa pako me fishekzjarre, të padeklaruara.

Në përfundim të veprimeve hetimore, u referuan materialet në prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara”.


Shtuar 23.12.2023 11:05