Mbante armë me vete, arrestohet 42-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar një 42-vjeçar i cili u kap me armë pa leje.

Në kuadër të opetacionit “Sundimi i ligjit”, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, është finalizuar faza e tretë e operacionit policor të koduar “Transportuesi”.

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë, së bashku me krëhrin e municion luftarak.

42-vjeçari rezukton i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.

Më parë, në kuadër të operacionit “Transportuesi”, janë vënë në pranga dy shtetas dhe janë sekuestruar 4 armë zjarri pistoleta, krëhra e municion luftarak, një silenciator, dy automjete e aparate celulare.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pas një punë intensive hetimore, kanë vijuar operacionin policor të koduar “Transportuesi”, dhe kanë goditur një tjetër rast të mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit, me qëllim shitjen e tyre.

Si rezultat, në Rrugën e Kavajës u kap dhe u arrestua shtetasi M. H., 42 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit fizik të tij, shërbimet e Policisë i gjetën një armë zjarri pistoletë, me krëhër e municion luftarak, të cilat u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale.

Nga verifikimet e kryera dyshohet se 42-vjeçari i arrestuar, ka siguruar armën e zjarrit, me qëllimin shitjen e saj, te persona të tjerë.

Operacioni “Transportuesi” vijon.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Shtuar 21.12.2023 09:16