Protesta, Paloka: Nuk jemi këtu për Berishën, por për të mposhtur diktaturën

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, në fjalën e tij është shprehur se ata nuk janë në protestë  për Sali Berishën, por për të mposhtur diktaturën.

Ai ftoi qytetarët që të bëhen pjesë e aksionit të opozitës, pasi nëse nuk e kuptojnë sot, që po u hiqen të drejtat, nesër do të jetë vonë.

“Jemi këtu jo për Berishën, por për të mposhtur diktaturën. Dhjetëra vite më parë kemi qenë më pak se këtu.

Ishim pak, dhjetëra studentë dhe para kishim qindra policë. Duhej guxim të dilje përballë atij regjimi.

Në atë kohë ishim pak që u përplasëm me regjimin, sot për fat të keq jemi prapë në diktaturë edhe pse dikush ndoshta nuk e ka ndjerë ende.

Për fat të keq, edhe pas 30 vitesh, jo të gjithë shqiptarët e njohin vlerën e lirë, por edhe disa nga ne e kanë harruar çdo të thotë të jetosh në diktatura.

Sali Berisha është simboli i demokracisë, qytetarisë dhe guximit të Shqiptarëve, ndaj ne jemi këtu  në krah  të Berishës.

Aty nuk po kërkojnë heqjen e imunitetit të Berishës, por t’i heqin çdo të drejtë çdo qytetari.

E di çfarë ndodh me ju o qytetarë indiferent, kur t’ju vijnë t’ju poshtërojnë në shtëpitë tuaja, kush do ju dalë në krahë? Çfarë prisni? Nëse nuk e kuptoni  që kjo që po ndodh nuk është thjeshtë kundër opozitës, por kundër gjithë shqiptarëve, do të jetë vonë nesër”, tha Paloka.


Shtuar 18.12.2023 12:44