Florentino Perez kontaktoi rreth 60 klube për krijimit e Superligës Evropiane me format të ri

Florentino Perez tashmë ka ‘kontaktuar rreth 60 klube’ për të krijuar formatin e ri Superligës Evropiane.

Ideja është që do të kishte tre divizione që në thelb do të zëvendësonin Ligën e Kampionëve aktuale, Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës.

Gjykata Evropiane e Drejtësisë pritet të japë verdiktin e saj për çështjen UEFA kundër Superligës Evropiane javën e ardhshme, shkruan mediumi spanjoll VozPopuli.

Vendimi mund t’i detyrojë klubet të zgjedhin se ku do të donin të merrnin pjesë duke filluar nga sezoni i ardhshëm ose nga sezoni 2025/26 – në garat e UEFA-s ose në Superligën Evropiane.

Janë dy klube, Real Madrid dhe Barcelona mbajnë gjallë idenë e Superligës Evropiane.

Barcelona në veçanti, i dha hua para të mëdha një kompanie që promovonte projektin e mundshëm të së ardhmes.

Përpjekja e parë për të nisur Superligën Evropiane dështoi pasi klubet themeluese u detyruan të largoheshin pas presionit të madh. Superliga Evropiane pritet të jetë shumë më e dobishme financiarisht për klubet, sesa turnetë ekzistuese të UEFA-s.

Megjithatë, ka ende një rrugë për të bërë përpara se të miratohet zyrtarisht. /Telegrafi/


Shtuar 16.12.2023 08:30