Moti i keq rrëzon pemën e Krishtlindjeve në Lezhë

Mesditën e djeshme, moti i keq ka shkaktuar rrëzimin e pemës në qytetin e Lezhës, ku ka krijuar probleme edhe gjatë ditës së sotme.

Si pasojë e erës së fortë, është rrëzuar pema e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, e vendosur në sheshin “Gjergj Kastrioti”, si dhe ka pësuar dëmtime edhe dekori festiv.

Të lidhura

None found

Gjithashtu, janë dëmtuar edhe linjat elektrike në disa zona, por falë ndërhyrjes së OSHEE, u bë i mundur rikuperimi i shpejtë i dëmeve brenda një kohe të shkurtër me qëllim që mos të ketë ndërprerje të gjatë, të energjisë elektrike.


Shtuar 16.12.2023 08:28