Rregullorja e re, Çuçi: Deputetët që ndezin zjarr në Parlament do të përjashtohen 60 ditë

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi tha pas mbylljes së seancës plenare se deputetët që ndezin zjarr në Parlament do të përjashtohen me 60 ditë.

“Nëse 23 deputetë të opozitës do të ndezin zjarr në Parlament, do të përjashtohen 60 ditë. Ne kemi pasur mbledhjen e Këshillit të Rregullores, ata nuk erdhën”, theksoi midis të tjerash.

Seanca e sotme plenare u mbyll brenda pak minutave, pasi socialistët miratuan të vetëm rregulloren e re. Brenda Kuvendi pati tym dhe kaos, teksa jashtë deputetët e opozitës u përplasën me Gardën.


Shtuar 14.12.2023 11:14