Të shtëna me armë në Tiranë, 42-vjeçari denoncon në polici

Mëngjesin e sotëm një 42-vjeçar ka kallëzuar në polici se në drejtim të automjetit të tij kishin qëlluar me arme zjarri.

Nga të shtënat nuk ka pasur të lënduar, teksa po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 14.12.2023, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Nr. 3, shtetasi R. Z., 42 vjeç, i cili ka kallëzuar se në rrugën “Don Bosko”, rreth orës 06:45, një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtonte. Nga të shtënat me armë zjarri nuk ka persona të dëmtuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

 

 

 

 


Shtuar 14.12.2023 08:32