Vjosa Osmani në samitin e BE në Bruksel: Serbia po planifikon sulme të reja ndaj Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë në një deklaratë për mediat në Brukseë se Serbia po planifikon sulme të reja ndaj Kosovës.

Këto deklarata Osmani i bëri para fillimit të samitit midis liderëve të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe atyre të Ballkanit Perëndimor.

“Do t’i informoj sot liderët evropianë për informatat që kanë mbledhur organet tona të sigurisë së bashku me partnerët ndërkombëtarë në këtë drejtim.

Këto janë alarme që duhet t’i marrim shumë seriozisht dhe të veprojmë si parandalim, në mënyrë që Serbia të mos lejohet më ta destabilizojë rajonin tonë” deklaroi Osmani.

Ajo gjithashtu shtoi se këto janë alarme që duhet të merren shumë seriozisht dhe të veprohet menjëherë, në mënyrë që Serbia të mos lejohet të destabilizojë rajonin.


Shtuar 13.12.2023 18:39