SPAK kërkon konfiksikimin e të gjitha pasurive të Redjan Rrajës, përfshirë dhe “Audin” luksoz që i ka dhuruar Kejvinës

SPAK ka kërkuar ditën e sotme konfiskimin e të gjitha pasurive të nipit të ish-deputetit socialist Rrahman Rrajës.

Në përfundim të hetimit pasuror SPAK ka kërkuar konfiskimin e të gjitha pasurive të Redjan Rrajës që janë në emër të tij apo familjarëve përfshirë edhe audin luksoz që i është dhuruar Kejvina Kthjellës.

Sipas SPAK mjeti në fjalë është blerë me të ardhura të paligjshme nga Redjan Rraja dhe i është dhuruar Kejvinës.

Ndërkohë mes pasurive që kërkohet konfiskimi janë:

Pasuria e llojit apartament, (Njësi Tregtare) me sip. 76 m2, e ndodhur në Tiranë.

Pasuria e llojit Njësi Tregtare, me sip. 30 m2, e ndodhur në Tiranë.

Pasuria e llojit Njësi Tregtare, me sip. 127.5 m2, e ndodhur në Tiranë.

Pasuria e llojit garazh, me sip. 18.09 m2, e ndodhur në Tiranë.

Pasuria e llojit garazh, me sip. 18.09 m2, e ndodhur në Tiranë.

2 (dy) Automjete të tipit “Audi – A8”.

Automjet i markës “Bentley” tipi Continental.

Një orë dore tip “Roleks”.

Shuma prej 2 750 Euro.

Redjan Rraja është dënuar me burgim të përjetshëm për atentatin e mbikalimit të Shkozetit, ku mbetën të plagosur prokurori Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho dhe humbi jetën shoferi Andi Maloku.

Ndërkohë Arjol Halilaj, i cili akuzohet si bashkëpunëtor i Rrajës në atentat, është dënuar me 35 vite burg.

Redjan Rraj u arrestua në Shkodër, në pikën kufitare të Hanit të Hotit, në tentativë për t’u larguar drejt Malit të Zi, pasi u zbulua nga gjurmët e gishtërinjve, në mjetin e gjetur nga policia pas atentatit.


Shtuar 13.12.2023 11:18