U largua nga Man City, Aguero i blen nga një orë të shtrenjtë gjithë punonjësve

Kun Aguero kaloi një dekadë në Etihad, duke u bërë golashënuesi më i mirë i Masnchester City-t në histori.

Të hënën ai u bashkua me Barcelonën, por para se të kalonte tek klubi i madh spanjoll, ai bëri diçka të veçantë.

Sipas Athletic, Aguero ka blerë për çdo anëtar të stafit nga një orë Hublot ose Tag Heuer, të gdhendur me një mesazh: “Gracias – Kun Aguero!”.

Çmimet e orëve në fjalë janë midis 1000 deri në 1650 euro, ndërsa Aguero ka blerë rreth 60 për stafin.

Pastaj ai organizoi një lotari për të fituar një Range Rover Evoque, që e kishte blerë së fundmi – e ku vetura u fitua nga një anëtar i stafit qe merret me fanellat e lojtarëve.

32-vjeçari luajti ndeshjen e tij të fundit për Man Cityn në finalen e Ligës së Kampionëve të shtunën, ku humbën 1-0 ndaj Chelsea.


Shtuar 1.06.2021 20:48