Tyler, ish-punonjës i Apple, ka shokuar përdoruesit e iPhone me truket dhe këshillat e shpërndara përmes TikTokut.
Në videon e tij, e cila ka më shumë se 14.2 milionë shikime, Tyler ndau truket që supozoi se të gjithë i dinin. Por, reagimet treguan se nuk ishte kështu.
Së pari, Tyler u tregoi përdoruesve se si të regjistronin video ndërsa ishin ende në ekranin e fotove të kamerës. Përveç kësaj, ai demonstroi se si të shkurtohet tastiera për ata që kanë vështirësi në përdorimin e ekranit me njërën dorë.
Eksperti i teknologjisë gjithashtu u tregoi përdoruesve se si të shtonin një koment ndërsa bënin një pamje nga ekrani duke përdorur një çelës sekret. Por, midis të gjitha këshillave, njëra ishte tronditëse – dhe ishte çuditërisht e thjeshtë. Tyler zbuloi se duke hyrë në Notes, mund të tundni iPhone për të zhbërë një gabim shtypi.
Tyler tha në video, “nëse fshini aksidentalisht diçka, thjesht tundni telefonin tuaj dhe ai do të shfaqë opsionin e zhbërjes”.
@hitomidocameraroll How many of these did you know and be honest. #apple #iphone #iphonetips #iphonetricks #ios #ios17 #tech #trythis #iphonesettings ♬ La vie en rose (Cover Edith Piaf) – 田东昱
Ky truk i emocionoi më shumë përdoruesit, “kam humbur kaq shumë shënime duke mos ditur për zhbërjen”, “Po pyesja veten pse shfaqet rastësisht prekja e zhbërjes”, shkruan ata nën video.
Dhe ndërsa disa pretendojnë se tashmë i dinin të gjitha këto truke, shumica po dëgjojnë për to për herë të parë. /Telegrafi/