Moti për ditën e sotme, 1 dhjetor 2023

Moti për ditën e sotme pritet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në pjesën më të madhe të tij ku më të dukshme vranësirat do të paraqiten në dy ekstremet veri-jug duke gjeneruar shira të dobët dhe lokalë, nuk përjashtohen edhe reshje të izoluara dëbore në zonat e thella malore.

Gjatë pasdites dhe në vijim do të ketë shtim të vranësirave dhe lagështirës në ajër duke bërë që nata vonë të sjellë rrebeshe të përkohëshme shiu si fillim në zonat
veriore dhe veriperëndimore dhe gradualisht në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por mesdita do të sjellë 2 gradë rritje të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 20°C.Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë 45 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim deri në 3 ballë


Shtuar 1.12.2023 08:22