Kolegji Zgjedhor sot rrëzoi paditë e PD dhe LSI për pavlefshëri të zgjedhjeve të 25 prillit në qarkun e Vlorës.
Pas këtij vendimi, ka reaguar përfaqësuesi ligjor i PD-së, Ivi Kaso. Kaso u shpreh se PD nuk dekurajohet nga vendimi dhe se beteja do të vijojë për sa kohë të ketë një Gjykatë ku opozita mund të ankohet.
“Pati debat të gjatë për domosdoshmërinë e administrimit të provave, përpara dhe përgjatë. Me keqardhje them se është shans i humbur, por nuk dekurajohemi.
Çdolloj shkelje të ligjit e cila e ka influencuar dhe deformuar vullnetin e zgjedhësve. Është bërë e njohur që shqiptarët nuk votuan dot të lirë e të shpreheshin të lirë me votë.
Unë e kam thënë dhe më parë, detyrimin për transparencë e kemi jo vetëm për ata që na besuan. Procesi zgjedhor duhet të çlirohet nga gjithë fenomenet negative. Detyrimi për transparencë vijon të jetë i pandryshuar, përsa kohë të kemi një Gjykatë për t’u ankuar, do i shkojmë deri në fund për të hedhur dritë mbi çdo lloj shkeljeje”, tha Kaso./albeu.com