“METAMORFOZA 2”/ Hoxha zbulon nofkën e Nuredin Dumanit në SKY dhe rolin e tij në grupin e Matës dhe Breçanit

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka dhënë detaje të reja nga dosja e SPAK e njohur si “Metamorfoza 2”, e cila pas transkipteve të SKY EÇ çoi pas hekurave 4 persona mbrëmjen e së enjtes, ndërsa 6 të jerë u shpallën në kërkim.

Të arrestuar ish ish-zv.Drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani, shefi i komisariatit numër 6 Dedan gjoni, Besmir Murati dhe Bujar Gërmizi.

Hoxha i ftuar në “Të Paekspozuarit” tha se pjesë e grupit të narkotrafikut, ka qenë edhe Nuredin Dumani, i cili u kontaktua nga Gërmizi për vrasjen e dy vëllezërve nga Kukësi për llogari të Ismail Zenelit, por që nuk u arritën si objektiva.

Sipas gazetarit Hoxha në SKY, Nuredin Dumani mbante nofkën “Toto Rina”.

Bujar Gërmizi kishte kontakte në Shqipëri. Organizimin e atentatit ndaj dy vëllezërve që jetojnë në Londër, e ka marrë përsipër ky. Ka kërkuar informacion nëpërmjet policisë së shtetit.

Ku implikohet policia? Mes tyre hyn shefi i krimeve i komisariatit 6, që ka dhënë informacion për lëvizjet e këtyre shtetasve, imazhin e tyre, ku ndodhen, etj.

Në dosje nuk thuhet kush janë vrasësit. Më rezulton një personazh që komunikon me Bujar Gërmizin dhe përdor nofkën “Toto Rina”. Ai është komandanti i skuandrës së pushkatimit. Ai komunikon me Gërmizin, që e ka nofkën “Galan”, si kandidati për Presdient që vranë në Kolumbi.

Në bisedat mes tyre kuptohet që po organizohet atentati.

Kanë bërë edhe atentat ndaj pronarit të Ëilson, rezulton që e kanë mërrë këta përsipër, por është për llogari të një grupi në Dubai.

Kush është Toto Rina? Më rezulton se është Nuredin Dumani.

Nuredin Dumani ka përdorur në dy aparate të SKY, nofkën Toto Rina.

Ai nuk e ka thënë këtë gjë deri tani edhe pse është bashkëpunëtor i drejtësisë.

Ai ka treguar vrasje, por ka edhe gjëra që nuk ka thënë.

Toto Rina, ka qenë nofka e Dumanit dhe atentatin do ta kryente skuadra e Nuredin Dumanit”, tha Hoxha.


Shtuar 23.11.2023 21:32