Nuk ka luftë për katër ditë, mësohet se kur fillon marrëveshja Izrael-Hamas

Sipas raportimeve në Lindjen e Mesme, pauza e luftimeve midis forcave izraelite dhe Hamasit do të fillojë mëngjesin e së enjtes, në orën 10 sipas orës lokale.

Nënkryetari i byrosë politike të Hamasit, Moussa Abu Marzouk, tha për al-Jazeera se ata janë ishin duke pritur që pauza të fillonte, përpara se të lironin pengjet e parë. Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes të Izraelit tha se armëpushimi ka të ngjarë të hyjë në fuqi nga e nesërmja. Agjencia e lajmeve Reuters citoi gjithashtu ministrin e Jashtëm Eli Cohen të thoshte se ai priste që Izraeli të merrte pengjet e parë të enjten – megjithëse ai nuk pranoi të konfirmonte kohën.

Izraeli dhe Hamasi arritën ditën e sotme një marrëveshje për shkëmbimin e 50 pengjeve të mbajtura në Gaza për një pauzë katër-ditore luftimesh.

Sipas marrëveshjes, gjithashtu duhet të lirohen 150 gra dhe fëmijë palestinezë të mbajtur në burgjet izraelite dhe të ketë rritje të sasisë së ndihmave humanitare të lejuara në Gaza.

Presidenti amerikan tha se marrëveshja do t’i jepte fund “një sprove të papërshkrueshme” për pengjet dhe “lehtësonte vuajtjet e familjeve të pafajshme palestineze”.

Qeveria izraelite u zotua të vijojë luftën me trupa në terren për të eliminuar Hamasin dhe për të kthyer pjesën tjetër të më shumë se 200 pengjeve që personat e armatosur të Hamasit rrëmbyen gjatë një sulmi ndërkufitar në Izraelin jugor më 7 tetor, ku u vranë 1200 njerëz.

Hamasi – të cilin Izraeli, SHBA dhe fuqitë e tjera perëndimore e klasifikojnë si organizatë terroriste – tha se marrëveshja do t’u japë palestinezëve kohë për t’u rikuperuar pas një sulmi intensiv ajror dhe tokësor izraelit për të cilin qeveria e tij në Gaza ka thënë se ka vrarë më shumë se 14,000 njerëz. /albeu.com


Shtuar 22.11.2023 14:29