Zbulohet një lokal që ishte kthyer në strehë të shitjes së lëndë narkotike. Policia e Kurbinit ka arrestuar menaxheren e lokalit Merita Sallaku dhe po ashtu ka shpallur në kërkim pronarin, shtetasin me inicialet K.L 36-vjeç. Kjo pasi ata akuzohet se përdornin lokalin e tyre për shitjen e lëndëve narkotike.
Policia njofton se ‘në Kurbin, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, është goditur një tjetër rast i përshtatjes së lokalit, për përdorim dhe shitje të drogave. Vihen në pranga 3 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, të cilët u kapën në flagrancë me doza kokaine, në lokal. Vijon puna për kapjen e pronarit të lokalit.
Gjithashtu është vënë në pranga një shtetas tjetër që është kapur në flagrancë në Laç, me doza kanabisi. Sekuestrohen dhjetëra doza të lëndëve narkotike kokainë dhe kanabis.