Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbajtur një komunikim me qytetarët në rrjetin social “Facebook”, ku ka folur për aksionin e opozitës.
Ai ka thënë se kryeministri Edi Rama, u ka mohuar të drejtat kushtetuese politike që u takojnë.
Berisha konfirmoi se 43 deputetë të opozitës janë të angazhuar në një betejë pa kthim në parlament.
“Rama konfirmon publikisht vendosjen e diktaturës së bandave në Shqipëri përmes veprimeve të tij, konfirmon një diktator që nuk respekton ligje, votë, kushtetutë. Që ka përqendruar gjithçka në dorën e tij. Këto janë të vërteta dramatike, për çdo qytetar. Sot 43 deputetët të opozitës janë angazhuar në një betejë pa kthim në parlament, sepse Rama ka urdhëruar konfiskimin e të drejtave të tyre themelore politike”, tha Berisha.