Uno kryqzimo, due kryqzimo, Shqipëria shkon në Berlin!

Nuk është më ëndërr! Shqipëria për herë të dytë në historinë e saj kualifikohet në një tjeter kompeticion Europian.

Kur ka mbetur ende një ndeshje nga fundi i fazës kualifikuese për kampionatin europian “Gjermani 2024”, Shqipëria ka arritur të sigurojë kualifikimin falë barazimit 1-1 në Kishiniev përballë Moldavisë, duke siguruar plot 16 pikë.

Kombëtarja kuqezi ka zbritur në Kishiniev me besim të plotë, dhe në 90-të minuta ka treguar një superioritet ndaj skuadrës moldave, jo vetëm duke shënuar, por duke prodhuar disa raste të pastra, si dhe duke u mbrojtur mjaft mirë.


Në minutën e 24-t të takimit, Taulant Seferi pas një këmbëngulje në zonën kundërshtare ka arritur të fitojë një penallti, e cila ëhstë shndërruar në gol nga ana e Sokol Cikalleshit.

Me rezultatin 1-0 në favor të kuqezinjve është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes.

Ndërkohë që në pjesën e dytë kuqezinjtë e Silvinjos e kanë rritur ndjeshëm presionin, duke goditur disa herë portën dhe duke ju afruar golit.

Vetëm traversa i hoqi nga këmbët golin e dytë të ndeshjes dhe të tretin personal deri tani në këtë kompeticion Taulant Seferit.

Por vetëm 3 minuta para përfundimit të këtij takimi Shqipëria u ndëshkua nga skuadra moldave.

Shqipëria pas 3 ditësh do të presë në “Air Albania” Ishujt Faroe, por me kualifikimin në “xhep”.

Ndryshe nga çdo kompeticion tjetër, këtë herë Shqipëria ka mundësinë që të kualifikohet në vendin e parë, por akualisht është skuadra me sulmin dhe mbrojtjen më të mirë në grup. /Taulant Halili/ AlbEu.com


Shtuar 17.11.2023 19:53