Gjendet i vdekur në makinë 39-vjeçari në Fier, policia: Ka plagë plumbi

Një 39-vjeçar është gjetur i pajetë ditën e sotme, 16 nëntor, në Fier.

Rreth orës 11:20, në një automjet tip “Volkswagen”, të parkuar në anë të rrugës, në fshatin Daullas është konstatuar trupi i pajetë i 39-vjeçarit.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet J. B., 39 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet e deritanishme, dyshohet se 39-vjeçari është vetëvrarë me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë gjetur një armë zjarri pistoletë dhe një gëzhojë të fishekut të saj.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat e ngjarjes./albeu.com


Shtuar 16.11.2023 13:05