“Në listën e kriminelëve më të kërkuar në Evropë”, Aldo Gjini del para Gjykatës së Luksemburgut, për çfarë azkuohet

Aldo Gjini, i cili në vitin 2021 u vendos në listën e kriminelëve më të kërkuar në Evropë ditën e sotme do të dalë para Gjykatës së Luksemburgut.

Ai dyshohet se ka qëlluar një person në vitin 2020 në Remich, të Luksemburgut.

Ndërsa më 24 korrik 2021 qëlloi me armë zjarri dy persona në Tiranë.

Në fund të të njëjtit vit, Gjini u arrestua në qendër të Brukselit.

Për sa i përket ngjarjes të ndodhur në Remich, sipas  “Lwtzebuerger Wort”, mbrëmjen e ngjarjes, i akuzuari ka shkuar në një lokal në shoqërinë e disa femrave.

Aty ka shpërthyer një debat me një klient tjetër dhe më vonë në mbrëmje, rreth orës 23:00, i pandehuri ka përdorur armë zjarri ndaj këtij të fundit.

Pas ngjarjeve, hetuesit supozuan se autori ishte arratisur në vendlindjen e tij, Shqipëri.

Në vitin 2021, policia e Dukalit të Madh dha të dhëna vendimtare që çuan në arrestimin e të arratisurit.

Shqiptari u arrestua më në fund në Bruksel të Belgjikës, pasi ishte përfshirë në trafikun e gjerë të kokainës, epiqendra e së cilës ndodhej në kryeqytetin belg.

Pasditen e sotme, Aldo Gjini  nuk do të jetë i vetëm në bankën e të akuzuarve. Një grua po ndiqet penalisht edhe për vrasje të mbetur në tentativë. ADN-ja e saj u gjet në një gëzhojë. Ajo dyshohet se i ka sjellë armën të akuzuarit.

Ndërsa në Tiranë, më 24 korrik ai plagosi Altin Gjokën 32-vjeç dhe Jetmir Marashin 28-vjeç. Pas ngjarjes, Gjini u shpall në kërkim nga autoritetet shqiptare./Albeu.com


Shtuar 14.11.2023 14:28