Gëzim në kombëtaren shqiptare, rrikthehen 6 lojtarë në stërvitje

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar paraditën e sotme edhe stërvitjen e dytë në kuadër të përgatitjeve për sfidën me Moldavinë, takim që do të luhet ditën e premte në orën 18:00 në transfertë.

Nën dispozicion të teknikut Sylvinho tashmë është grupi i plotë i Kombëtares, me Laçin, Mitajn, Berishën, Dakun e Kastratin, të cilët mbërritën, mbrëmjen e së hënës, në Tiranë, për të patur mundësinë, që t’iu bashkoheshin në stërvitje shokëve të tyre.

Gjithashtu ka lajme të mira nga Kristjan Asllani. Mesfushori i Interit mëngjesin e sotëm ndihet mirë dhe në stërvitje ishte pjesë e grupit. Gjithsesi, gjendja e tij do të jetë nën monitorimin e stafit mjekësor të Kombëtares.

Ndërkohë në seancën e djeshme, që në fillim me Kombëtaren A është stërvitur mesfushori i Shpresave Medon Berisha, por gjithsesi në rast se Asllani ka shqetësime deri në ndeshjen me Moldavinë, Silvinjo ka gati Keidi Baren, i cili pritet ta nisë nga fillimi në krah të Ylber Ramadanit./albeu.com

 


Shtuar 14.11.2023 14:27