VIDEO/ “Mos e kruaj me mua o Dash!”, plas në Komisionin e Ligjeve, Bushka mbyll mbledhjen

Tensionet jashtë godinës së Kuvendit janë transferuar edhe nëpër komisione sot, ku deputetët e PD-së dhe ata socialistë janë përplasur verbalisht me njeri-tjetrin.

Më dhunove. Më dhunove. Çfarë kam bërë unë. Më thuaj, pse e mbyllët derën. Nuk ka ndodhur kurrë më parë një gjë e tillë. Si ka mundësi”, ishte thirrja që Dashnor Sula u bëntë deputetëve spcialistë në sallën e Komisionit të Ligjeve, ndërkohë që Arben Pëllumbi iu përgjigj duke thënë që të mos e kruante me atë.

Mos u kruaj shumë me mua”, tha Pëllumbi teksa Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka mbylli mbledhjen.

Mëngjesi ishte mjaft i tensionuar sot pasi Garda pengoi fillimisht futjen në godinë të deputetëve të përjashtuar për shkak të sherrit të disa ditëve më parë në seancë plenare, por ata munden të futeshin nga dritaret. /albeu.com


Shtuar 6.11.2023 12:01